Xhami dhe qendra
Mbështesim njeriun në nevojat e tij të përditshme dhe komunitetin në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë.

Ndërtim xhamish dhe qendrash, me projekte të dokumentuara në Tiranë, Shkodër, Berat dhe Pogradec.
Puna e dokumentuar
Raporti dokumenton ndërtimin e xhamive dhe qendrave në Tiranë, Shkodër, Berat e Pogradec. Këto projekte përfaqësojnë një pjesë të veprimtarisë fetare dhe komunitare, me hapësira për adhurim, takim dhe veprimtari në shërbim të besimtarëve. Ndërtimi i xhamive nisë nga fjala e Profetit (Paqja qoftë mbi të): “Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.” Krahas ndërtimit, Fondacioni mbështet financiarisht edhe imamët që shërbejnë në këto xhami, në bashkëpunim të ngushtë me Komunitetin Musliman të Shqipërisë.
Pse ka rëndësi
Një hapësirë e përbashkët mund të forcojë lidhjet mes njerëzve dhe të shërbejë si vend për mësim e përkujdesje shpirtërore. Për hollësi mbi secilin objekt, shihni dokumentimin përkatës në raport.
Mbështesni veprimtarinë tonë
Për mbështetjen e një projekti të caktuar, kontaktoni fondacionin për të konfirmuar nevojën aktuale dhe mënyrën e kontributit.
Dhuro tani ↗Projektet e paraqitura janë dokumentuar në raportin 2014–2024; nuk janë fushata me financim të hapur.
Burimi: raporti i veprimtarisë 2014–2024 · faqe 6–13
Shiko dokumentimin në raportE mira vazhdon kur bëhemi bashkë.
Bëhuni pjesë e misionit tonë. Mbështesni njerëzit, familjet dhe komunitetet që kanë nevojë për më shumë mundësi.
